Një nga vendet më të shquara turistike të Parisit është planifikuar të rihapet për publikun më 8 dhjetor.
Pas më shumë se pesë vitesh mbyllje pas një zjarri shkatërrues, brendësia e re e Katedrales Notre Dame u zbulua para presidentit francez Emmanuel Macron.
Macron shoqërohej nga gruaja e tij, Brigitte, kryepeshkopi i Parisit Laurent Ulrich dhe kryebashkiaku Anne Hidalgo.
Ndërsa pjesa e brendshme zbulohet për herë të parë, ajo është planifikuar të rihapet për publikun më 8 dhjetor.
Megjithatë, pjesa e jashtme e katedrales mbetet një kantier ndërtimi i mbushur me vinça dhe skela, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se muret gëlqerore të saj janë pastruar jo vetëm nga pluhuri i zjarrit, por edhe nga pluhuri shekullor.
Ndryshe, para zjarrit katedralja kishte tërhequr miliona vizitorë.
Por, incidenti i 15 prillit të vitit 2019 detyroi mbylljen e saj.
Vizita e Macronit ofroi një vështrim të fshehtë përpara rihapjes, duke nisur një seri ngjarjesh që çuan në zbulimin e kryeveprës gotike të shekullit të 12-të.
Presidenti francez do të kthehet më 7 dhjetor për të marrë pjesë në inaugurimin e katedrales së re. /Telegrafi/