Site icon Telegrafi

Macron viziton Kroacinë – Franca do t’i shes kroatëve aeroplanë luftarakë në vlerë prej 1 miliard eurove

Presidenti francez, Emmanuel Macron mbërriti në vizitën e parë zyrtare të një kreu të shtetit francez në Kroaci.

Zagrebi zyrtar pret mbështetjen e francezëve për zonën Shengen dhe eurozonën gjersa pritet të nënshkruhet një marrëveshjeje për blerjen e aeroplanëve luftarakë francezë.

Theksojmë se sot gjatë ditës qeveria kroate miratoi blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë Rafale në vlerë prej rreth 1 miliard euro për të zëvendësuar flotën e vjetër të aeroplanëve të epokës sovjetike dhe për të rritur forcën ajrore mes tensioneve të vazhdueshme në Ballkan, raporton index.hr.

Zyrtarët kroatë thanë më herët se blerja do të kushtojë 999 milionë euro dhe do të përfshijë 10 aeroplanë me një vend dhe dy aeroplanë F3R Rafale me dy motorë dhe dy ulëse. Gjashtë Rafaleset e para janë planifikuar të dorëzohen në vitin 2024, ndërsa pjesa tjetër do të pritet vitin e ardhshëm, shkruan usnews.

Macron do të ketë një darkë pune me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq në një format më të ngushtë, ku në agjendë do të jetë rajoni.

Ndërkohë presidenti kroat, Zoran Milanoviq do ta presë presidentin francez të enjten në mëngjes me të gjitha nderimet shtetërore, ndërsa para nisjes për në Banski Dvori, Macron do të vendosë një kurorë me lule në Monumentin e Atdheut. /Telegrafi/

Exit mobile version