Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se njohja e sovranitetit izraelit mbi Lartësitë e Golanit është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe vetëm rrit tensionet në rajon.
Përmes një kumtese nga Pallati Elysee bëhet e ditur se president francez Macron dje në Paris u takua me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II. Në takim u theksua se të dyja vendet janë të vendosura të forcojnë bashkëpunimin dypalësh në luftën kundër terrorizmit.
Të dy liderët ranë dakord për rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike për situatën në Siri dhe se në rast të mosgjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse politike në atë vend nuk do të jetë e mundur të vendoset paqja.
Gjatë takimit u diskutua edhe vendimi fundit i SHBA-së për njohjen e sovranitetit të Lartësisë së Golanit.
“Presidenti francez Macron tha se njohja e sovranitetit izraelit mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe vetëm rrit tensionet në rajon”, thuhet në deklaratë.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi të hënën një deklaratë presidenciale me të cilën zyrtarisht njohu Lartësitë e Golanit si territor izraelit. /Telegrafi/