Presidenti francez Emmanuel Macron ka qortuar demonstruesit që u përleshën me policinë në Paris gjatë protestave të fundit të nxitura nga rritja e çmimit të naftës.
Ai me anë të një postimi në Twitter ka shkruar se nuk ka vend për dhunë.
“Turp për ata që sulmuan oficerët. Nuk ka vend për dhunë në Republikë [Francë]”, ka shkruar ai.
Merci à nos forces de l’ordre pour leur courage et leur professionnalisme. Honte à ceux qui les ont agressées. Honte à ceux qui ont violenté d’autres citoyens et des journalistes. Honte à ceux qui ont tenté d’intimider des élus. Pas de place pour ces violences dans la République.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) November 24, 2018
Të shtunën ka pasur kaos në Champs-Elysées, pasi policia përdori gaz lotësjellës dhe ujë për t’i shpërndarë protestuesit, përcjell Telegrafi.
Demonstratat janë faturuar lëvizjës “Jelekët e verdhë” të cilët nisën një fushatë që filloi një javë më parë.
Protestuesit po pasqyrojnë zemërimin në rritjen e kostos së jetesës, veçanërisht në zonat rurale dhe ankesat e tjera kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron.
Raportohet se në protestë janë përfshirë mbi 30 mijë persona. Të revoltuar, ata kanë djegur tendat dhe lokalet e Parisit.
Në Francë, çmimi i karburantit është rritur me rreth 23 për qind gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro dhe kjo është cilësuar si rritja më e lartë e saj që prej viteve 2000. Vendimi për të shtuar edhe 6.5 cent për litër benzinë dhe 2.9 cent mbi litrin e naftës, që do të vihet në jetë nga 1 janari i 2019-së, bëri që zemërata popullore të shpërthente në këtë formë. /Telegrafi/