Site icon Telegrafi

Macron thotë se Putini e ka siguruar që forcat ruse nuk do të rrisin krizën pranë kufijve të Ukrainës

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin e siguroi atë se forcat ruse nuk do të rrisin krizën pranë kufijve të Ukrainës.

“Kam siguruar një garanci se nuk do të ketë përkeqësim apo përshkallëzim”, tha ai përpara takimit me liderin ukrainas.

Megjithatë, Rusia tha se çdo sugjerim për një garanci nuk ishte “i drejtë”.

Rusia mohon planet për një pushtim të Ukrainës, por ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufijve të saj.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Rusia ka mbledhur 70 për qind të forcave ushtarake të nevojshme për një pushtim në shkallë të plotë.

Tensionet midis Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit vijnë gati tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë në Ukrainë.

Moska akuzon qeverinë ukrainase për dështimin e zbatimit të marrëveshjes së Minskut –një marrëveshje ndërkombëtare e sponsorizuar nga Gjermania dhe Franca për të rivendosur paqen në lindje, kur rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit dhe të paktën 14 mijë njerëz janë vrarë nga viti 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version