Site icon Telegrafi

Macron thotë se është herët që të nisin bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Dy ditë para vendimit përfundimtar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk arriti ta bind kryetarin e Francës, Emmanuel Macron që të nisë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë konferencës së përbashkët, Merkel tha: “Ka disa dallime tek problemet që u paraqitën. Siç e dini, duhet vendim unanim për nisjen e bisedimeve”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Francës, Macron përshëndeti reformat e ndërmarra nga këto dy shtete të Ballkanit duke thënë se Ballkani është rajon strategjik për Evropën, por procedura për hyrje në BE duhet të formohet. Ai gjithashtu, theksoi faktin se të rinjtë nga Shqipëria po emigrojnë në Bashkimin Evropian.

Macron tha se është herët që të nisin bisedimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pse këto dy shtete kanë arritur përparim tek reformat e brendshme.

Ndryshe, që kur ministrat e BE-së nuk arritën konsensus për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për shkak të opozitës në Francë, por edhe në Holandë dhe Danimarkë, shefat e shteteve të BE-së dhe BE-ja duhet të diskutojnë për këtë çështje më 17 dhe 18 tetor në Samitin e Brukselit./Telegrafi/

Exit mobile version