Telegrafi

Macron do të vizitojë të enjten Libanin, pas shpërthimit vdekjeprurës që ndodhi në Bejrut

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë Libanin të enjten, pas shpërthimit vdekjeprurës që ndodhi të martën në Bejrut.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se rreth 100 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij incidenti në kryeqytetin libanez.

Franca do të dërgojë edhe ndihma në Liban, përfshirë edhe punonjës shëndetësorë.

Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian do të dërgojë rreth zjarrfikës dhe materiale të tjera për shpëtim, deklaroi Komisionieri i BE-së, për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic.

Shpërthimi në një port detar të Bejrutit ka lënë të pastrehë rreth 300 mijë persona. /Telegrafi/