Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë Libanin të enjten, pas shpërthimit vdekjeprurës që ndodhi të martën në Bejrut.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se rreth 100 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij incidenti në kryeqytetin libanez.
Franca do të dërgojë edhe ndihma në Liban, përfshirë edhe punonjës shëndetësorë.
Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian do të dërgojë rreth zjarrfikës dhe materiale të tjera për shpëtim, deklaroi Komisionieri i BE-së, për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic.
At this difficult time, the #EU stands by the people of #Lebanon. We are now coordinating the deployment of over a 100 highly trained firefighters,with vehicles, dogs & equipment, specialised in search & rescue to help save lives in #Beirut. My statement?https://t.co/SxwKCwR7Fx
— Janez Lenarčič (@JanezLenarcic) August 5, 2020
Shpërthimi në një port detar të Bejrutit ka lënë të pastrehë rreth 300 mijë persona. /Telegrafi/