Presidenti francez, Emanuel Macron tha sot se kishte një “bisedë të sinqertë” me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.
Ai tha se nuk do të kushtëzonte shitjen e armëve për këtë vend afrikan, njoftoi reuters.
Macron foli në një konferencë shtypi me El-Sisi, pasi të dy udhëheqësit u takuan në Pallatin Elysee.
أشكر الرئيس الفرنسي إيمانويل ماكرون على حُسن الاستقبال وكرم الضيافة في زيارتي لفرنسا، فالعلاقات بين بلدينا تتميز بالتنوع في مجالات متعددة، وقد تطرقنا اليوم إلى سبل تعزيز العلاقات الثنائية على مختلف الأصعدة..١/٢ pic.twitter.com/HywZpv3O6q
— Abdelfattah Elsisi (@AlsisiOfficial) December 7, 2020
Presidenti egjiptian është në një vizitë dy-ditore në Francë dhe përkundër shpresave që marrëdhëniet midis dy vendeve do të përafrohen, përshtypja nuk duket mirë për shkak të të drejtave të njeriut në Egjipt.
Macron tha se megjithëse është bërë përparim në stabilizimin e Libisë, “ka kërcënime të vazhdueshme nga faktorë të jashtëm”.
Presidenti francez shtoi se nuk do të kushtëzonte shitjen e armëve në Egjipt për shkak të të drejtave të njeriut, sepse nuk dëshiron të dobësojë pozicionin e Kajros në luftën kundër terrorizmit në rajon. /Telegrafi/