Emannuel Macron u takua me katër nipërit e mbesat e luftëtarit të pavarësisë algjeriane, Ali Bumenegel.
Presidenti francez, Macron u tha atyre se ai u torturua dhe u vra nga ushtarët francezë në vitin 1957.
Është një hap më tej në përpjekjet e Macronit për të pajtuar Francën me të kaluarën e saj koloniale, duke i dhënë një dorë Algjerisë, të cilën Franca e ka okupuar për 132 vjet.
Në një deklaratë të lëshuar mbrëmë vonë, Pallati Presidencial Elysee deklaroi se Macron dëshiron t’u sigurojë familjeve të të zhdukurve në të dy anët e Mesdheut mjetet për të zbuluar të vërtetën.
Macron është presidenti i parë francez i lindur pas përfundimit të luftës brutale shtatë-vjeçare për pavarësinë e Algjerisë në vitin 1962.
Ai premtoi të merret me padrejtësitë e epokës koloniale dhe t’i japë fund lidhjeve ende të tensionuara midis dy vendeve. /Telegrafi/