Presidenti i ri francez, Emmanuel Macron paraqiti sot qeverinë e tij, një ekip me baraspeshim politik, duke integruar personalitete nga e majta, e djathta, qendra dhe shoqëria civile.
Qeveria që do të drejtohet nga një kryeministër që vjen nga e djathta e moderuar, Edouard Philippe, 46 vjeç.
Pesë ministra vijnë nga qendra e djathta, pesë nga e majta, ndërsa pjesa tjetër janë personalitete të jetës publike ose vijnë nga shoqëria civile.
Më poshtë vijon lista e ministrave:
Gerard Collomb, ministër i Punëve të Brendshme.
Nicolas Hulot, ministër i Tranzicionit Ekologjik dhe Solidaritetit.
François Bayrou, ministër i Drejtësisë.
Sylvie Goulard, ministre e Mbrojtjes.
Jean-Yves Le Drian, ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme.
Bruno Le Maire, ministër i Ekonomisë.
Muriel Pénicaud, ministër i Punës.
Richard Ferrand, ministre e Kohezionit të Territoreve.
Agnes Buzyn, ministre e Solidaritetit dhe Shëndetësisë.
Françoise Nyssen, ministre e Kulturës.
Jean-Michel Blanquer, ministër i Arsimit.
Jacques Mézard, ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit.
Gerald Darmanin, ministër i Veprimit dhe Llogarive Publike.
Frederique Vidal, ministre e Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit.
Annick Girardin, ministre e Territoreve Përtej Detit.
Laura Flessel, ministre e Sportit.
Elizabeth Borne, ministre e Transportit.
Marielle de Sarnez, ministre e Çështjeve Evropiane.