Site icon Telegrafi

Macron premton mbështetje për Libanin, por bën thirrje për reforma kundër korrupsionit

BEIRUT, LEBANON - AUGUST 06: (----EDITORIAL USE ONLY â MANDATORY CREDIT - "LEBANESE PRESIDENCY / HANDOUT" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS----) French President Emmanuel Macron is welcomed bt Lebanese President Michel Aoun at Rafic Hariri International Airport in Beirut, Lebanon on August 06, 2020. (Photo by Lebanese Presidency / Handout/Anadolu Agency via Getty Images)

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se do t’i ofrojë “ndihmë të pakushtëzuar” shtetit libanez pas shpërthimit shkatërrues bë Bejrut, por gjithashtu paralajmëroi se nëse nuk do të implementohen reformat “Libani do të vazhdojë të fundoset”.

Macron ka arritur në kryeqytetin libanez të enjten dhe u mirëprit nga presidenti, Michel Aoun, raporton CNN.

Duke folur menjëherë pas arritjes, Macron theksoi se duhet të ketë luftë kundër korrupsionit në sektorin e energjisë dhe kontratat publike.

Zyrtarët shtetëror po fajësohen për shpërthimin shkatërrues të 2,750 tonëve nitrat amoniumi, i cili nuk është ruajtur si duhet në depot e portit detar, transmeton Telegrafi.

Macron shtoi se autoritetet libaneze kanë një “përgjegjësi historike” në krizën aktuale. “Është një krizë politike, morale, ekonomike dhe financiare, viktima e parë e së cilës është popullsia libaneze”, tha ai.

Lexo po ashtu Çfarë dihet saktësisht për shpërthimin masiv në Bejrut të Libanit?

Franca ka dërguar ndihma në Liban, e cila përfshin dy aeroplanë ushtarakë, 55 personel, 15 tonë pajisje dhe një klinikë të lëvizshme që mund të kujdeset për 500 të plagosur.

Ndryshe, në mesin e së paku 130 viktimave është edhe një shtetas francez gjersa 24 të tjerë janë të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version