Site icon Telegrafi

Macron porosit francezët: Periudha më e vështirë e valës së dytë ka kaluar, nga vikendi i ardhshëm fillojmë me zbutjen e masave anti-COVID

Franca gjatë vikendit të ardhshëm do të fillojë me lehtësimin e masave kundër përhapjes së coronavirusit, në mënyrë që për festën e Krishtlindjeve të hapen dyqanet, teatrot, kinematë dhe qytetarët të mund festat e fundvitit t’i kalojnë së bashku, shkruan Reuters.

Këto ishin fjalët e presidentit francez Emmanuel Macron i cili dje iu drejtua kombit përmes televizionit, ku theksoi se periudha më e vështirë e valës së dytë të COVID-19 në Francë ka kaluar, por që sipas tij restorantet dhe kafenetë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri më 20 janar, për të shmangur valën e tretë, transmeton Telegrafi.

“Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shmangur valën e tretë, duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur izolimin e tretë”, ka shtuar Macron.

Presidenti francez theksoi se vaksina do t’i jepet fillimisht grupeve më të rrezikuara, duke filluar nga fundit i dhjetorit apo fillimi i janarit.

E masat kufizuese që i ka vënë qeveria franceze në shumicën e qyteteve kishin hyrë në fuqi kah mesi i tetorit, të cilat nuk dhanë ndonjë rezultat të pritshëm në frenimin e pandemisë së coronavirusit, duke u detyruar të aplikojnë izolimin total më 30 tetor, që megjithatë ishte paksa më i butë sesa ai nga 17 marsi që zgjati deri më 11 maj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version