Presidenti francez i është përgjigjur të mërkurën në mbrëmje Presidentit amerikan, Donald Trump, rreth deklaratës së tij se “gjatë dy luftërave botërore, po të mos kishin qenë amerikanët, në Paris filluan të mësonin gjermanisht”.
Një deklaratë e tillë e presidentit amerikan kishte ardhur pasi homologu i tij, Emanuel Macron kishte propozuar formimin e një “ushtrie të vërtetë evropiane”, me të cilën siç kishte thënë ai, Evropa do të mbrohej nga SHBA-të, Kina dhe Rusia.
Dhe pas deklaratës së ashpër të presidentit Trump, përcjell Telegrafi, është përgjigjur edhe Macron.
Në një intervistë televizive në aeroportin Charles de Gaulle, të cilin Presidenti Emmanuel Macron ishte duke e vizituar, ai bëri të qartë se ai nuk do të reagonte në atë mënyrë, por përmendi interesat e përbashkëta të të dyja vendeve.
“Nuk bëj politikë ose diplomaci nga Twitter”, tha ai.
“Në çdo moment të rëndësishëm në historinë tonë ne kemi qenë aleatë dhe midis aleatëve ka respekt dhe nuk dua të dëgjoj pjesën tjetër”, tha ai.
Shkrimet e Trump në Twitter kishin për qëllim elektoratin e tij të brendshëm, tha z. Macron. Ai po “bën politikë amerikane”. /Telegrafi/