Site icon Telegrafi

Macroni – Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë të dalin para drejtësisë

Presidenti francez Emmanuel Macron para takimit dypalësh me homologun serb Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se është e rëndësishme që Serbia të vazhdoje të specifikojë zgjedhjen e saj, duke harmonizuar pikëpamjet e saj me ato evropiane.

Në këtë aspekt rikujtoi takimin në Tiranë dhe atë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky – duke pranuar se ka shumë pika tjera ndër të cilat është lliria e mediave – që janë të rëndësishme në rrugën evropiane, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, mediat serbe shkruajnë se presidenti serb ka kundërshtuar pretendimet e Macronit sesi Beogradi dhe Prishtina “bënë diçka” – duke thënë se autoritetet e Kosovës sipas Vuçiqit nuk kanë bërë asgjë.

Kreu i shtetit francez iu referua edhe çështjes së Kosovës, duke shtuar se është një premtim dhe zotim për të ardhmen e rajonit, gjegjësisht se gjithçka që përmban marrëveshja e Brukselit e arritur një vit më parë, duhet të përmbushet.

Lexo po ashtu Gënjeshtra e Vuçiqit, i thotë Macronit se Kosova s'ka bërë asgjë për përparimin e dialogut

“Franca do të bëjë gjithçka për të siguruar që të përmbushen detyrimet e marra nga ajo marrëveshje, që hapi i dytë të përmbushet. Kjo është ajo për të cilën do të flasim sonte, pse të gjithë këta hapa janë thelbësorë”, shtoi Macron.

Ai theksoi se është e rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit në sulmin në Banjskë të dalin para drejtësisë.

“Jam i vetëdijshëm për vështirësitë e arritjes së një kompromisi, por shpresoj që liderët do të kenë vizionin dhe forcën për të këmbëngulur dhe për të kontribuar në stabilitetin në rajon”, tha Macron. /Telegrafi/

 

Exit mobile version