Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi të hënën se përdorimi i armëve kimike në Siri është “linjë e kuqe”, e cila kërkon “përgjigje urgjente” nga ana e Francës.
“Në anën tonë ekziston një linjë e qartë e kuqe për përdorimin e armëve kimike nga kushdo qoftë”, tha Macron, pas takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin, transmeton AFP.
Ai tha se asnjë problem ndërkombëtar nuk mund të zgjidhet pa Rusinë.
Macron po ashtu ka theksuar rëndësinë e Rusisë në botën moderne, transmeton TASS.