Qindra dashamir të muzikës elektronike do të mbledhen një një koncert të rrallë në oborrin e Pallatit Presidencial Elysee në Paris, si pjesë e Ditës së Muzikës në Francë.
Më shumë se 1,500 bileta falas u dhuruan, duke u kyqur në faqen zyrtare të Pallatit Presidencial.
Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron, nuk ka konfirmuar ende nëse presidenti dhe bashkëshortja e tij Brigitte do të marrin pjesë në këtë festival që do të zgjas 4 orë.
Por, vitin e kaluar, qifti presidencial ishin paraqitur gjatë festivalit në performancën e Gardës Republikane Franceze.
Macron nuk është presidenti i parë që mban koncertë në Pallatin Presidencial. /Telegrafi/