Site icon Telegrafi

Tiranë: Macron nderon Kadarenë, i dhuron titullin më të lartë francez

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili mbërriti mbrëmjen e së hënës në Tiranë, i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, Macron foli më superlativa për letërsinë e Kadaresë që siç tha arriti të mashtronte censurën dhe regjimin përmes metaforës dhe gjuhës gjeniale.

“Nuk pranuat të braktisnit popullin tuaj, preferuat të mashtronit censurën, të zhvendosni dramën e Shqipërisë në mite dhe legjenda të vjetra. Ju rishpikni një letërsi me të cilin mashtruat regjimin”, tha ndër të tjera presidenti francez.

Kjo është vizita e parë zyrtare e presidentit franncez në Tiranë.

Ditën e nesërme, Macron do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama me të cilin do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Exit mobile version