Telegrafi

Macron: Lukashenko duhet ta pranojë logjikën e demokracisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se homologu i tij bjellorus Aleksandër Lukashenko, duhet të largohet nga pushteti si dhe ta pranojë logjikën e demokracisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Bjellorusia një ish-republikë sovjetike dhe aleate e ngushtë e Rusisë, është ‘tronditur’ nga protestat javëve të fundit për shkak të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale ku doli sërish fitues Lukashenko.

“Ne jemi dëshmitarë të kësaj krize në Bjellorusi ku administrata autoritare nuk është në gjendje ta pranojë logjikën e demokracisë”, u shpreh Macron.

“Është e qartë se Lukashenko duhet të shkojë”, tha mes tjerash.

Deri më tani më shumë se 12 mijë protestues janë arrestuar si pasojë e demonstratave në Bjellorusi.

Protestuesit kërkojnë që Lukashenko të dorëhiqet pasi sipas tyre rezultati ishte manipuluar nga vetë ai. /Telegrafi/