Samiti i Berlinit që po mbahet sot në Berlin është organizuar nga nikoqiri, kancerlarja Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emanuel Macron.
Presidenti Macron në një konferencë për media theksoi se në takim do të bisedohet si të gjendet një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë.
“Samiti i Berlinit nuk është që të gjendet një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë, por të gjithë së bashku në takimin që do të mbahet sot me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit, do të diskutojmë se si do të gjendet një zgjidhje në të ardhmen”, ka thënë ai.
Macron i ftoi dy palët, atë nga Kosova dhe Serbia që siç tha ai “të heqin dorë nga emocionet gjatë dialogut mes tyre”.
Iniciativa gjermano-franceze sipas Macron është që këto dy shtete të fokusohen në rajonin e Ballkanti për të ndihmuar në shumë çështje./kp/