Site icon Telegrafi

Zotohet Macron: Do t’ua vështirësojë jetën të pavaksinuarve në Francë

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka pohuar se e ka ndërmend t’ua vështirësojë jetën njerëzve që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

“Unë me të vërtetë dua t’i shqetësoj ata dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë – deri në fund”, tha ai për gazetën franceze Le Parisien.

Por, Macron ka refuzuar vendosjen e kufizimeve të reja për shkak të COVID-19, raporton theguardian.

I pyetur se si do të rifinancohej borxhi i madh i Francës për shkak të pandemisë, ai tha se do të ishte e mundur duke rritur aktivitetin ekonomik dhe shtoi se për sa kohë që të jetë president nuk do të ketë rritje taksash, raporton reuters.

Në intervistën e parë të Macronin në vitin e ri për gazetën “Parisien”, presidenti tha gjithashtu se ishte në humor të mirë për të kandiduar në zgjedhjet e prillit, por shmangu deklarimin e qartë nëse do të kandidonte.

“Nuk ka asnjë surprizë të rreme. Unë do të doja ta bëja këtë”, tha Macron. /Telegrafi/

Exit mobile version