Site icon Telegrafi

Macron: G7 nuk është armiqësore me Kinën

Pozicioni i grupit të vendeve të G7 mund të ndryshojë nga ai i Kinës për çështje të tilla si puna e detyruar dhe të drejtat e njeriut, por nuk është armiqësor ndaj vendit aziatik të fuqishëm ekonomikisht, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron.

“Kina është një rival ekonomik pasi që ne presim respektimin e plotë të rregullave (të tregtisë ndërkombëtare)”, tha Macron në një konferencë shtypi në fund të samitit të liderëve të G7 në Britaninë e Madhe, raporton Reuters.

Ndryshe, udhëheqësit e Grupit të Shtatë (G7) vendet e mëdha të industrializuara kanë rënë dakord të furnizojnë vaksinat e coronavirusit në vendet e varfra dhe t’i ndihmojnë ata për të trajtuar ndryshimin e klimës dhe kanë sfiduar Kinën për abuzimet e të drejtave të njeriut dhe praktikat e padrejta ekonomike.

Në komunikatën e tyre mbyllëse, udhëheqësit thanë se në lidhje me Kinën ata do të “konsultoheshin për qasjet kolektive për të sfiduar politikat dhe praktikat jo të tregut që dëmtojnë funksionimin e drejtë dhe transparent të ekonomisë globale”.

Në një referencë tjetër të dukshme për Kinën, ata shprehën shqetësimin në lidhje me përdorimin e punës së detyruar në zinxhirët globalë të furnizimit, “duke përfshirë punën e detyruar të sponsorizuar nga shteti të grupeve të cenueshme dhe të pakicave, duke përfshirë sektorët e bujqësisë, dhe veshjeve”.

Udhëheqësit i bënë thirrje Kinës që të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në Xinjiang, ku Pekini është akuzuar për abuzime serioze të të drejtave kundër pakicës ujgure dhe në Hong Kong. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version