Këtë të enjte, në një nga udhëtimet e tij të fundit përpara raundit të dytë të zgjedhjeve, Emmanuel Macron vizitoi periferinë e Parisit, Seine-Saint-Denis.
Macron u inkuadrua në një luftë boksi krejtësisht të pazakontë.
Derisa, sipas shumë specialistëve ai ka fituar debatin e kësaj të mërkure, presidenti Macron i ofroi vetes një raund të dytë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Macron vizitoi një klub sportiv për të marrë pjesë në seancën stërvitore.
Pasi veshi dorezat, trajneri sportiv dhe boksier amator Jean-Denis Nzaramba ngacmoi Macronin duke i thënë: “Vazhdo, vazhdo, më godit”. /Telegrafi/