Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron “nuk është i sinqertë”, duke theksuar se Turqia beson se “politika ndërkombëtare duhet të ndërtohet mbi sinqeritet”.
Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, presidenti turk po i drejtohej një mbledhjeje me të rinjtë në provincën Bilecik të vendit.
“Aty ku nuk ka sinqeritet, nuk ka dinjitet”, citohet të ketë thënë Erdogan, duke shtuar, “Sigurisht, ka shumë liderë të tillë në botë”.
Erdogan tha se është për të ardhur keq që “në marrëdhëniet me Greqinë në Mesdhe, ata injorojnë Turqinë dhe hyjnë në marrëdhënie të ndryshme me të”.
Madje sipas tij, Franca po humb me shpejtësi reputacionin e saj në Afrikë, duke përfshirë në Mali dhe Burkina Faso, dhe në komunitetin e gjerë ndërkombëtar.
“(Macron) ka humbur kredibilitetin e tij në parlament… Franca po humb vazhdimisht kredibilitetin”, ka thënë më tej Erdogan. /Telegrafi/