Site icon Telegrafi

Macron: E ardhmja do të jetë më e mirë (Video)

Emmanuel Macron i është drejtuar popullit francez, në paraqitjen e tij të parë, pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale. Në fjalimin e tij, Macron tha se sot është hapur një faqe e re “në historinë tonë të gjatë”.

“Kjo faqe dua të jetë besimi dhe shpresa për Republikën tonë”, tha Macron, duke shtuar se me gjithë fuqinë e tij do të shërbejë në emër të qytetarëve të Francës në pesë vjetët e ardhshme.

Macron ka falënderuar të gjithë qytetarët që sot e kanë votuar të. Ndërsa, u zotua se në Francë do të ketë siguri, “unitet të kombit” dhe “do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”.

“Do të luftojë me gjithë forcën time kundër ndasive”, tha Macron.

Ai shtoi se Franca do të jetë në rreshtin e parë në luftën kundër terrorizmit në vend dhe në arenën ndërkombëtare dhe se do të mbrojë interesat e Francës dhe imazhin e shtetit. /REL/

Exit mobile version