Presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti që po thuhet se është duke rënë në sondazhe, po përballet me një breshëri kritikash mbi një foto që e tregon atë mes dy të rinjve gjatë vizitës së tij në Karaibet Franceze.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fotografi ku Macron shihet me një nga adoleshentët, pa këmishë, duke bërë një gjest të pahijshëm.
Siç thuhet më tej, njeriu tjetër i fotografuar në takimin e fundjavës ishte një ish grabitës që Macron kishte takuar së bashku me nënën e të riut.
Dhe si pasojë, fotografia tanimë është bërë “kryetema” e Parisit, me politikanë të krahut të djathtë që po shfaqin me të madhe indinjatën e tyre.
Kreu i ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, shkroi “Është e pafalshme!”
Macron tha të dielën se ai u takua me ish-grabitës gjatë një udhëtimi të paplanifikuar në një projekt strehimi në Shën Martin, sepse “e dua çdo fëmijë të Republikës Franceze, pavarësisht nga gabimet e tyre”. /Telegrafi/
Hieronymus Bosch “Macron pleasing his handlers” 2018 pic.twitter.com/OiHmoG1aZu
— Kolja Spöri (@SporiSport) October 1, 2018