Telegrafi

Macron: Coronavirusi do të jetë me ne ‘të paktën deri në verën e ardhshme’

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se vendi i tij do të luftojë me virusin të paktën deri në mes të vitit të ardhshëm pasi rastet atje u rritën mbi një milion.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të premten Franca regjistroi më shumë se 40,000 raste të reja dhe 298 vdekje.

Kombet e tjera duke përfshirë Rusinë, Poloninë, Italinë dhe Zvicrën gjithashtu panë ngritje të reja.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rritja në rastet evropiane ishte një moment kritik në luftën kundër virusit.

Ai bëri thirrje për veprim të shpejtë për të parandaluar mbingarkesën e shërbimeve shëndetësore.

Ndryshe, infeksionet ditore në Evropë janë dyfishuar në 10 ditët e fundit. Kontinenti tani ka parë një total prej 7.8 milionë rastesh dhe rreth 247,000 vdekje.

“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende janë në një udhë të rrezikshme”, u tha gazetarëve shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Deri më tani globalisht ka pasur më shumë se 42 milionë raste dhe 1.1 milion vdekje. /Telegrafi/