Ronda Rankin nga Nerbraska e Shteteve të Bashkuara, ndodhej në një autostradë kur i kaloi pranë një veture që kishte sipër një mace.
Kjo e fundit, që nuk dihet si ka përfunduar aty, mbahej fortë dhe nuk lëshohej, megjithëse po vozitej me mbi 100 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
Ajo i tërhoqi vërejtjen shoferit, derisa ndaloi dhe i tregoi se çfarë ka në tavan. Mësohet se macja është zbritur, për tu kthyer në shtëpi e pa lënduar.
“Mund të rrëzohej dhe të pësonte ndonjë lëndim, apo edhe më keq. Ia shpëtuam së paku një jetë”, ka thënë Rankin. /Telegrafi/