Site icon Telegrafi

Macja nuk pi ujë? Kjo hile mund t’ju ndihmojë

A keni vërejtur se macja juaj nuk pëlqen të pijë ujë nga tasi i saj? Ndoshta i keni parë duke pirë nga një çezmë lavamani që pikon në vend të tasit të freskët që keni mbushur për ta.

Është një problem çuditërisht i zakonshëm – por ekziston një zgjidhje krejtësisht e lehtë që do t’i mbajë të hidratuar.

Sipas veterineres britanik Cat Henstridge, nuk ka nevojë të investoni në një tas uji të zbukuruar për të joshur kotelen tuaj. Në vend të kësaj, gjithçka ka të bëjë me gjetjen e një vendi më të mirë për të vendosur ujin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mace

“E gjitha ka të bëjë me prenë që macet tona gjuajnë,” shpjegon Henstridge në videon më poshtë. “Ata shpesh do të kapin minj dhe nëse ka ndonjë ujë afër, ka të ngjarë që ata minj ta kenë përdorur atë si tualet. Nëse macja e pi atë mund të sëmuret, kështu që ata janë absolutisht të prirë të mos pinë kurrë, kurrë afër vendit ku hanë”.

@cat_the_vet

Everything our cats do is logical… to them! #catsoftiktok #catthevet #vettok #veterinarian

♬ deja vu – Olivia Rodrigo

“Ndaj, vendosni tasin me ujë larg ushqimit në anën tjetër të dhomës apo edhe në një dhomë tjetër krejtësisht”, thotë Henstridge. /Telegrafi/

Exit mobile version