Këngëtarja Zanfina Ismaili është shumë e lidhur me kafshët shtëpiake.
Ajo mban dy mace dhe një qen në apartamentin e saj në Prishtinë, ndërsa shëtit shpesh rrugëve të kryeqytetit nën shoqërinë e tyre.
Zanfina nuk heziton që herë pas here të publikojë edhe fotografi me kashët e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka prezantuar dy macet e saj në InstaStory, duke i quajtur si “macet e lagjes”.
Ajo çfarë është e çuditshme është se në fotografinë e dytë, ku prezanton macen e saj tjetër, shihet qartë se macja në fjalë është futur në gjoksin e Zanfinës.
Këngëtarja ka treguar disa herë në intervista se është rritur nën shoqërinë e kafshëve shtëpiake, dhe se e ka të vështirë të jetojë pa to. /Telegrafi/