Telegrafi

Machine Gun Kelly dhe Megan Fox kaluan bashkë Ditën e Shën Valentinit mes thashethemeve për ndarje

Machine Gun Kelly dhe Megan Fox u panë së bashku në Ditën e Shën Valentinit, pavarësisht aludimeve se çifti janë ndarë.

Këngëtari i “Make Up Sex”, 32-vjeç dhe ylli i “Transformers”, 36-vjeçe, u fotografuan të martën pranë njëri-tjetrit në një makinë.

Fox u shfaq me kokën ulur, ndërsa Kelly – i cili ishte në sediljen e shoferit – po shikonte në telefon.

Foto: TMZ

Dyshja dukej sikur po bisedonin për marrëdhënien e tyre, pasi më pak se 24 orë më parë janë parë duke dalë nga zyra e një specialisti këshillimi.

Lexo po ashtu Megan Fox heq unazën e fejesës pas ‘ndarjes’ nga Machine Gun Kelly

Thashethemet për raportin e tyre filluan të qarkullojnë pasi Fox fshiu të gjitha fotot me Kellyn nga llogaria e saj në Instagram dhe ndiqte vetëm tre meshkuj të famshëm – përfshirën edhe armikun e MGK, Eminem.

Foto: Getty Images

Ajo postoi gjithashtu një shkrim të marrë nga kënga e Beyonce “Pray You Catch Me”, në të cilën artistja thuhet se flet për tradhtinë e pretenduar të partnerit të saj.

Për shkak të saj, fansat filluan me spekulime se Kelly e kishte tradhtuar Foxin, gjersa u përfol për marrëdhënien me kitaristen Sophie Lloyd.

Foto: Getty Images

Megan dhe Machine filluan njohjen me njëri-tjetrin në vitin 2020. /Telegrafi/

Foto: Getty Images