Site icon Telegrafi

Maasikas: Do ta mbështesim Maqedoninë drejt rrugëtimit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot realizoi takim me zv.ministrin e MPJ të Estonisë, i obliguar për çështje evropiane, Matti Maasikas, i cili qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni, njofton AIM.

Pas takimit, Dimitrov theksoi se Estonia gjithmonë ka qenë një prej mbështetësve tanë më të mëdhenj dhe e ka porositur zv.ministrin se ka pasur argumente të mjaftueshme ai të vazhdojë si dhe e ka njoftuar për Planin 3-6-9.

‘Folëm edhe për krizën politike dhe i sqarova se leksionin të cilin e kemi mësuar, na bën aleatë të mirë të Komisionit Evropian, pasi që qëllimet janë të njëjta, të kemi institucione të pavarura, gjyqësi të pavarur, media të lira..’, shtoi Dimitrov, njofton AIM.

Nga ana tjetër Maasikas, ka theksuar se BE-ja do të mbetet e hapur dhe se zgjerimi në bazë të meritave nuk është politikë vijuese. Mysafiri e konfirmoi vendosmërinë e Qerverisë së RM-së dhe porositi ata së bashku me partnerët në Këshillin e BE-së do ta mbështesin zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.

Dimitrov para gazetarëve tha se pa dallim se kurdo që fillojnë negocitat me BE-në, Maqedonia para se gjithash duhet të bëjë reforma dhe se nevojitet bashkim për zbatimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version