Telegrafi

“Ma e mira”, duet nga Gold AG dhe Dani

(Foto: YouTube/Gold AG)

Gold AG dhe Ramadan Krasniqi-Dani kanë publikuar bashkëpunimin e ri muzikor me titull “Ma e mira”.

Një këngë me ritme verore, e shoqëruar me videoklip që padyshim se do të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve.

Lexo po ashtu Lajmet për DANIN

Tekstin e ka shkruar Arian Agushi, ndërsa kënga është prodhim i De Vox.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni VSM.

Gold AG është i njohur për bashkëpunimet e shumta me këngëtarët e zhanreve të ndryshme duke sjellë këngë që pëlqehen nga fansat e tij.

Lexo po ashtu Lajmet për GOLD AG

Së fundmi, ai bashkëpunoi me Yllka Kuqin në këngën “Xhan xhan” që është pëlqyer shumë.

Ndërsa Dani kujdeset që çdo këngë që lanson të shndërrohet në hit. /Telegrafi/