Gold AG dhe Ramadan Krasniqi-Dani kanë publikuar bashkëpunimin e ri muzikor me titull “Ma e mira”.
Një këngë me ritme verore, e shoqëruar me videoklip që padyshim se do të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve.
Tekstin e ka shkruar Arian Agushi, ndërsa kënga është prodhim i De Vox.
Për anën vizuale është angazhuar produksioni VSM.
Gold AG është i njohur për bashkëpunimet e shumta me këngëtarët e zhanreve të ndryshme duke sjellë këngë që pëlqehen nga fansat e tij.
Së fundmi, ai bashkëpunoi me Yllka Kuqin në këngën “Xhan xhan” që është pëlqyer shumë.
Ndërsa Dani kujdeset që çdo këngë që lanson të shndërrohet në hit. /Telegrafi/