Kushtet e mira klimatike kanë bërë që të fillojë sezona e korrje shirjeve, e më ketë ka filluar edhe grumbullimi i grurit.
“M & Sillosi” është kompania më e madhe në vend për prodhimin e miellit, ajo përveç në Xërxe të Rahovecit bënë grumbullimin e gurtit edhe në 45 pika të tjera në tërë Kosovën.
Sead Shehu nga “M & Sillosi” ka thënë se kanë filluar grumbullimin e grurit në fillim të kësaj jave. “Gruri kryesisht vjen prej gjitha pjesëve të Kosovës, fillimisht sezona e korrjeve fillon në rajonin e Suharekës, Prizrenit dhe pjesërisht të Gjakovës. Korrjet zakonisht zgjasin deri në fund të muajit korrik. Fermerët mund ta dorëzojnë grurin në pikat ku dëshirojnë ata”, ka treguar ai.
Prodhuesi më i madh i miellit në Kosovë, ka ofruar kushte të mira për fermerët. Po ashtu Shehu ka treguar se “M & Sillosi” ka nëntë produkte, ku fermeri mund ta këmbej grurin apo ta shesë ate.
“Ne gjithmonë punojmë në përmirësimin e kushteve dhe standardeve, të cilat do të ishin në interes të të dyja palëve. Neve si kompani por edhe të fermerit, pasi e dimë sesa ka vështirësi në punimin e tokës gjatë tërë vitit. Mundohemi që t’i adaptohemi rrethanave dhe kushteve që edhe fermeri të jetë i kënaqur. Fermerët e Kosovës mund ta dorëzojnë grurin tek ne, apo ta shesin. Kushtet e ndërrimit janë si çdo vit, mund të dorëzojnë grurit dhe të tërheqin produktet e gatshëm apo në bazë të marrëveshjes ne mund edhe t’ua blejmë. Pagesa kryhet pas pranimit të grurit përmes bankës”, tha Sead Shehu nga kompania “M & Sillosi”.
Për shkak të kushteve klimatike, sipas tij, pritet të jenë rendimentet dhe kualiteti i grurit më i mirë se sa vitet e kaluara.
“Situata është e mirë sidomos pas të nxehtit të fundit. Tash nuk ka lagështira në grurë me ketë edhe gruri është më i pastër me një kualitet të lartë”, tha Shehu.
Kapacitet e “M & Sillosi” në përpunimin e gurtit janë prej 600 tonëve në ditë, me një teknologji të fjalës së fundit sa i përket kësaj fushe. /Telegrafi/