Lyrical Son ka publikuar një nga fotot më speciale për Fitër Bajram.
Hip hop ylli ka uruar të gjithë për festën me një foto ku shihet bashkëshortja e tij Gresa dhe vajza e tij e vogël, Eva.
Fotoja ka nxitur një mori komentesh pozitive dhe të dashura, duke e cilësuar atë si urimin më të bukur të këtij Bajrami.]
“Përhajr Bajramin. Shëndeti, Paqja, Familja qofshin me ju. #Arifi”, ka shkruar Festimi në rrejtin social Instagram.
Lyrical Son po shijon shumë jetën familjare dhe është distancuar paksa nga jeta skenike.
Ai pritet të sjellë së shpejti projektin e ri të tij. /Telegrafi/