Telegrafi

Lyrical Son publikon një fotografi përkrah bashkëshortes nga dasma e MC Kreshës

Lyrical Son dhe Lyrical Son (Foto: Instagram)

Reperi i njohur i estradës shqiptare, Mc Kresha, mbrëmë (e diel), e kurorëzoi lidhjen e tij me martesë.

Ai dhe partnerja Erzina Shehu, i dhanë fund beqarisë në një ceremoni private luksoze në “Hotel Garden” në Prishtinë.

Në mesin e shumë të ftuarve, ishte edhe reperi Lyrical Son, njëherësh një nga bashkëpuntorët më të afërt të reperit Kreshnik Fazliu.

Ky i fundit ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi përkrah bashkëshortes Gresa Krasniqi, ndërsa morën vëmendje me dukjen e tyre elegante.

Lexo po ashtu MC Kresha këndoi në dasmën e tij bashkë me Lyrical Sonin

“Zoti më bekoi”, ka shkruar ai krahas postimit, që më pas ndau edhe një tjetër fotografi të çiftit të ri me përshkrimin “Urime martesa miq, ishalla trashëgoheni, e shëndeti dhe lumturia ju përcjellt gjithë jetën”.

Në ndërkohë, MC Kresha dhe Lyrical Son mbrëmë interpretuan bashkë disa nga këngët më të njohura nga repertoari i tyre.

Theksojmë që të sapomartuarit janë njohur me njëri-tjetrin që një kohë, pasi Erzina u kthye nga Kanadaja në Kosovë, ku momentalisht punon si menaxhere e brendit “Zara” në vendin tonë. /Telegrafi/