Reperi i njohur i estradës shqiptare, Mc Kresha, mbrëmë (e diel), e kurorëzoi lidhjen e tij me martesë.
Ai dhe partnerja Erzina Shehu, i dhanë fund beqarisë në një ceremoni private luksoze në “Hotel Garden” në Prishtinë.
Në mesin e shumë të ftuarve, ishte edhe reperi Lyrical Son, njëherësh një nga bashkëpuntorët më të afërt të reperit Kreshnik Fazliu.
Ky i fundit ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi përkrah bashkëshortes Gresa Krasniqi, ndërsa morën vëmendje me dukjen e tyre elegante.
“Zoti më bekoi”, ka shkruar ai krahas postimit, që më pas ndau edhe një tjetër fotografi të çiftit të ri me përshkrimin “Urime martesa miq, ishalla trashëgoheni, e shëndeti dhe lumturia ju përcjellt gjithë jetën”.
Në ndërkohë, MC Kresha dhe Lyrical Son mbrëmë interpretuan bashkë disa nga këngët më të njohura nga repertoari i tyre.
Theksojmë që të sapomartuarit janë njohur me njëri-tjetrin që një kohë, pasi Erzina u kthye nga Kanadaja në Kosovë, ku momentalisht punon si menaxhere e brendit “Zara” në vendin tonë. /Telegrafi/