Lyrical Son ka publikuar një mesazh të ndier për vajzën e tij me rastin e gjashtëmujorit të lindjes.
“Gjatë gjithë jetës time, shyqyr e faleminderit prej Zotit, pastaj edhe prindërve të mi, familjes, shoqërisë etj… I kam pasur të gjitha të mirat dhe përkrahjen për të gjitha aktivitetet apo vendimet që i kam marrë në jetë. Gjithmonë e kam pasur një ndjenjë, apo më mirë të them, një zbrazëtirë brenda meje, sikur një copë e madhe brenda meje i mungonte asaj që më rehatonte, që më bënte komplet”.
“Duke e falënderuar Zotin si gjithmonë, si dhe të dashurës time të përjetshme Gresës, e cila me shumë përkushtim, dashuri edhe vullnet ishte me mua në të mirë e të keqe… na erdhe ti Eva, çika jonë! Ti Eva jonë edhe e bukur je ajo që plotësoi atë zbrazëtirën e mundimshme shumëvjeçare… Ti zemër je ajo që më bëre të di rëndësinë e jetës duke ma kompletuar të gjithë atë ‘puzzle’ apo mister që më përcolli tërë jetën. Tash, faleminderit prej Zotit, jam rehat. Urime gjashtë mujori zemër! Të do babi shumë. P.S dje është dashur ta postoj, por nuk pata bateri”, ka shkruar reperi. /Telegrafi/