Reperi Festim Arifi si duket ndjen nostalgji për të kaluarën.
Në profilin e tij në “Instagram” ka publikuar një fotografi nga një koncert në qytetin e Podujevës në vitin 2000, transmeton Telegrafi.
Me këtë foto reperi ka hedhur edhe “kunja” reperëve të rinj duke dashur të tregoj se ai moti është pjesë e repit.
“Moti jem knej..!!! Vakti kur reperat e sodit hajshin shpulla te Boro Ramizi… Vakti i GangstaShitave”, ka shkruar Festimi.
Ndryshe reperi, i cili momentalisht ndodhet jasht Kosovës afër gruas së tij pret së shpejti të bëhet baba për herë të parë. /Telegrafi/