Reperi më i talentuar shqiptar, Lyrical Son, po shijon kohën me familjen e tij.
Festim Arifi, i njohur si Lyrical Son, së fundmi po shijon jetën familjare me bashkëshorten, Gresën, shkruan Telegrafi.
Ai së fundmi u bë baba i një vajze, teksa u shpreh shumë i lumtur për këtë.
Dhe, lumturinë ai po vazhdon ta ketë edhe në ditët kur vajza e tij po rritet dhe po kënaqet duke luajtur me të.
Këtë ai e ka treguar tash në rrjetin social Instagram, duke publikuar fotografi me të.
Lyrical Son së fundmi publikoi projektin “A t’merr malli” në bashkëpunim me Genc Prelvukajn, projekt i shndërruar në hit. /Telegrafi/