Telegrafi

Lyrical Son flet për herë të parë për “përplasjen virtuale” me Feron: Mercedesi nuk merret me Suzuki

Lyrical Son dhe Fero (Foto: Instagram)

Ka nisur sot në RTV Dukagjini projekti më i ri televiziv “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Rrëfimi i parë ishte nga Lyrical Son, i cili për herë të parë hapi kujtimet e jetës së tij.

Fëmijëria e tij nuk ishte aspak e lehtë, edhe pse gjithmonë i mbushur me pozitivitet.

Rreth moshës pesë vjeçare, Festimi tregoi se ka vuajtur shumë pasi që babai i tij ishte arrestuar në regjimi serb.

Para disa jave, lajmi që bëri bujë ishte deklarata e reperit Fero që kërkoi betejë në rep nga Lyrical Son, Mc Kresha, e BimBimma.

Ky i fundit kishte reaguar direkt, por në heshtje qëndruan Festimi e Kresha por deri në këtë rrëfim të Lyrical Son.

I pyetur për përplasjet mes dy shkollave të muzikës rep, asaj të vjetër dhe të re, reperi i PINT u deklarua për herë të parë, duke shtuar se “Mercedesi nuk merret me Suzuki”.