Site icon Telegrafi

Lyrical Son e uron në mënyrë të veçantë bashkëshorten për ditëlindje

Lyrical Son dhe Gresa Krasniqi/Foto: Instagram

Lyrical Son prej vitesh është i martuar me Gresa Krasniqin, me të cilën ka dy vajza. 

Reperi shqiptar së fundmi ka uruar bashkëshorten me rastin e ditëlindjes, përmes një postimi të publikuar në Instagram.

I njëjti i ka bërë një dedikim mjaft emocional, teksa kjo është ditëlindja e tetë që festojnë së bashku.

“Kjo është ditëlindja e tetë e jotja që e festojmë së bashku. Sa herë që vjen kjo ditë më kaplon panikë, se kurrë nuk e di nëse do mundem të ta bëj një dhuratë që të paktën në shenjë mirënjohje e shpërblen 10% punën tënde të palodhshme që e bën për fëmijët tonë dhe për ne të dyve. Je një nënë e mrekullueshme. Urime 28-shi zemër, të don gjithmonë i kuqi”, janë fjalët e Lyrical Son për Gresën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gresa Krasniqi

Ndërkohë, çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 14 gusht të vitit 2014.

Ndryshe, Lyrical Son dhe Gresa janë shquar gjithmonë si një prej çifteve më simpatike të estradës. /Telegrafi/

Exit mobile version