Lyrical Son dhe Mc Kresha, kanë konfirmuar performancat e tyre para koncertit të madh të Bushidos në Prishtina Plus Festival.
Prishtina Plus Festival që mbahet në tri mbrëmje spektakolare më 21, 22 dhe 23 korrik, kulmon menjëherë natën e parë me performancën e superylli gjerman, Bushidos.
Para tij megjithatë në skenë do të ngjiten top hip hop artistët shqiptarë, MC Kresha dhe Lyrical Son që e kanë konfirmuar performancën në këtë ngjarje.
Krahas tyre do të performojë edhe Elinel në këtë mbrëmje të madhe të hip hopit më 21 korrik, para dy netëve tjera me muzikë elektronike dhe rock. /Telegrafi/