Telegrafi

Lyoni refuzon ofertën e Juves për yllin e tyre

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka konfirmuar se ka pasur kontakte me Juventusin për mesfushorin Corentin Tolisso, por ata nuk do ta shesin në janar.

Bianconerët kanë qenë të lidhur me një lëvizje të verës për mesfushorin francez, sidomos pasi që Axel Witsel zgjodhi për të kaluar në Kinë.

Sipas asaj që raporton RMC Sport, klubi francez ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurove dhe presidenti i OL duket se konfirmon këtë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Juve nuk e pret verën, merr Bentancurin në janar?

“Po, kishte kontakte. Kjo nuk është diçka që ne do të ndjekim këtë dimër dhe nuk ka asnjë angazhim për verë. Por është e vërtetë se kemi refuzuar oferta gjatë dimrit dhe verës që shkoi”, ka thënë Aulas për RMC.

RMC gjithashtu beson se kontakti është duke vazhduar në mes të dy klubeve, të cilët janë duke shpresuar për të gjetur një marrëveshje për afatin e verës. /Telegrafi/