Telegrafi

Lyoni ngrit ofertën për talentin e Chelseat, zyrtarizimi në fillim të javës

Bertrand Traore pritet të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sulmuesi anësorë ka shkëlqyer si i huazuar tek Ajaxi në Eredivisie dhe në Ligën e Evropës.

Është gjiganti francez, Lyon që po insiston për transferimin e Traores në Ligue 1.

Lyon ka ngritur ofertën nga 15 milionë në 20 milionë euro dhe duket se ka përmbushur kërkesën e Chelseat.

Kampionët e Ligës Premier kanë pranuar largimin e Traores.

Sipas medieve angleze Chelsea ka vënë në kontratë një klauzolë që mund ta rikthejë pas dy viteve në skuadër sulmuesin këmbëshpejtë.

21-vjeçari nga Burkina Faso kërkohet edhe nga skuadra gjermane Hoffenheim.

Në 39 ndeshje në të gjitha garat me Ajaxin, Traore ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Telegrafi/