Telegrafi

Lyoni i gatshëm ta shesë Lacazetten, alarmohet Arsenali

Lyoni është i gatshëm që ta shesë yllin Alexandre Lacazette për të cilin ka interesim të madh Arsenali.

Topçinjve u është refuzuar një ofertë prej 30 milionë funtesh për lojtarin, por Arsene Wenger ka aluduar më herët këtë sezon se ai vazhdon të ketë interesim për 25 vjeçarin.

“Alex ka pasur një mundësi të mirë për një klub që e ka në zemër”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

“Nëse klubi i tij i zemrës është në gjendje që të plotësojë kërkesat tona sikurse që bëri Barcelona për Umtitin vitin e kaluar, atëherë gjërat do të shkojnë mrië. Përkundrazi, do të varet nga puna jonë tjetër”.

“Por, nëse ndonjë lojtar ndjen se ky klub nuk është mjaftueshëm i madh për të, atëherë ne do të kërkojmë klub të madh me mentalitet të fortë për të”.

“Nëse do të ketë largime, paratë do të shfrytëzohen për përforcime të reja”, deklaroi presidenti i Lyonit, Jean – Michel Aulas. /Telegrafi/