Telegrafi

Lyoni gati të bëj ofertë për të padëshiruarin Bailly

Eric Bailly (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Olympique Lyon është gati të bëjë ofertë për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Eric Bailly.

Afrikani pritet të largohet në fund të sezonit pasi nuk ka arritur ta bindë menaxherin e tanishëm, Ole Gunnar Solskjaer.

Lexo po ashtu Eric Bailly në planet e Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është i etur të marrë Baillyn nga rivalët e Unitedit, por do të përballet me konkurrencë nga francezët e Lyonit.

Eric Bailly (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetë L’Equipe, presidenti i Lyonit, Jean Michel Aulas dëshiron ta transferoj mbrojtësin në Francë.

Aulas shpreson që Unitedi do ta pranoj shitjen për më pak se shuma e paguar prej 38 milionë eurosh te Villarreali në vitin 2016. /Telegrafi/