Lucas Paqueta është njeriu i momentit këtë edicion për gjigantin francez Lyon.
Mesfushori brazilian po shkëlqen në Ligue 1, ku mes kampionatit dhe Ligës së Evropës ka zhvilluar 26 ndeshje duke shënuar tetë gola e duke asistuar në katër të tjerë.
E ardhmja e tij duket larg Lyonit, por përsëri në Francë pasi Paris Saint Germain janë gati të paguajnë shumën e madhe për transferimin e tij.
Drejtori sportiv i parisienëve, braziliani Leonardo e do në ekip Paquetan, pasi ishte njeriu që e kishte transferuar atë edhe te Milani në vitin 2019 nga Flamengo për 38,4 milionë euro.
Lyon është gati ta shes, por vetëm nëse paguhet shuma prej 80 milionë eurove për yllin brazilian.
Nga ana tjetër edhe gjiganti italian Milan po përcjell me vëmendje të ardhmen e brazilianit, pasi kanë ruajtur 20 për qind të kartonit në rast të rishitjes së Paquetas nga Lyon.
Nëse ndodh transferimi i brazilianit në Parc de Princes për shifrën e 80 milionë eurove, atëherë në arkat e Rossonerëve do të shkonin mbi 15 milionë.
Gjithsesi përveç PSG-së, në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra angleze Newcastle United. /Telegrafi/