Suso është duke u lidhur me një largim nga Milani në këtë afat kalimtar veror.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, anësori spanjoll ka zgjuar interesimin e disa skuadrave evropiane, derisa klauzola e tij te Rossonerët është 40 milionë euro.
Milani thuhet se po tenton ta bind 25-vjeçarin që ta vazhdojë kontratën edhe pse atij i kanë mbetur edhe tri vite në atë aktuale.
Mediumi italian raporton më tej se Lyoni dhe Monaco, janë dy skuadrat më të interesuara për transferimin e Susos.
Dy klubet nga Ligue 1 thuhet se kanë ofruar 30 milionë euro për shërbimet e anësori spanjoll, derisa në garë është edhe Roma.
Milani refuzon ta shesë Suson, por e gjitha do të varet nga dëshira e lojtarit nëse dëshiron të qëndrojë në San Siro, apo ta vazhdojë karrierën te një skuadër tjetër. /Telegrafi/